Dilaver nuk do të jetë më pjesë e Vllaznisë

Futboll

Dilaver nuk do të jetë më pjesë e Vllaznisë

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 12:35
Dilaver nuk do të jetë më pjesë e Vllaznisë

S’ka rinovim për dy lojtarë të tjerë, Vllaznia humbet protagonistët e sezonit të fundit! 

Sulmuesi Haris Dilaver nuk do të jetë më pjesë e Vllaznisë.

Edhe pse zyrtarisht nga ana e klubit nuk ka ende një konfirmim, mësohet se me boshnjakun nuk është gjetur akordi për rinovimin e kontratës.

Dilaver përfundoi në një zgjedhje dytësore në ndeshjet e Europës, teksa vetëm atë në Bosnje ndaj Shirokit e nisi titullar.

Pas ardhjes së qendërsulmuesit Aralica, tashmë shanset për rinovim të boshnjakut me klubin shkodran janë thuajse zero.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat