I mbetet “në derë”

Futboll

I mbetet “në derë”

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 12:37
I mbetet “në derë”

Mançester United ka marrë një ofertë nga Barcelonës për një shkëmbim të mundshëm mes Victor Lindelof dhe Antoine Griezmann.

Siças mediave spanjolle Barca i është drejtuar Unitedit pasi marrëveshje e fundit e shkëmbimit me Atletico Madrid dështoi.

Skuadra blaugrana donte të dërgonte Griezmann përsëri në Atletico dhe të nënshkruante me mesfushorin Saul Niguez në këmbim, por negociatat dështuan.

Gjigantët katalanas tani thuhet se po flasin me Djajtë e Kuq pasi e dinë që skuadra e Ole Gunnar Solskjaer po kërkon një sulmues pavarësisht marrëveshjes së re të Edinson Cavani.

Barcelona është e gatshme ta shesë Griezmann te United në këmbim të Lindelof, i cili ka kaluar si zgjedhje e dytë për shkak të ardhjes së Raphael Varane, ndërkohë trajneri holandez Ronald Koeman ka nevojë për një mbrojtës.

Nëse gjigantët e Mançesterit janë të interesuar për një marrëveshje të tillë atëherë ata do të përdorin edhe para për ta siguruar sulmuesin francez.

Gjithashtu shitja e Griezman lodjet edhe me nevojën emergjente të Barcelonës për të ulur pagat, në mënyrë që të përballojë kontratën e re të Lionel Messit.

Messi ka pranuar kontratën e re 5-vjeçare edhe me një ulje të pagës prej 50%  dhe me shifrat e reja ai do të paguhet 250,000 £ në javë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat