Juventusi po kërkon një përforcim në mesfushë

Futboll

Juventusi po kërkon një përforcim në mesfushë

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 12:38
Braida

Me kthimin e Allegrit në stolin e Juventusit, ka këmbëngulje për një rikthim të mundshëm në Torino edhe të Miralem Pjanic. Po flasim për ish-mesfushorin bardhezi, marrëdhënia e të cilit me Barcelonën tani duket se po përfundon.

Boshnjaku foli me Ariedo Braida, drejtor i përgjithshëm aktual i Cremonese, duke zbuluar se cilat ishin synimet e tij për të ardhmen. Për ta zbuluar atë në mikrofonat e “Tuttosport” ishte i njëjti person, ish-drejtor spotiv i katalanasve.

“E takova 3-4 ditë më parë në Barcelonë, ku isha për arsye personale, – tha Braida. – Ne u takuam rastësisht pranë “Camp Nou” dhe biseduam. Ai do të donte të kthehej te Juventusi. Allegri sigurisht që e njeh më mirë nga të gjithë”.

Fjalët e tij i bëjnë tifozët e Juventusit të ëndërrojnë dhe konfirmojnë mundësinë që boshnjaku, i cili nuk është më pjesë e planeve të Barcelonës, mund të veshë përsëri fanellën e “Zonjës së Vjetër”, një vit pas lamtumirës.

Juventusi po kërkon gjithashtu një përforcim në mesfushë dhe vazhdon negociatat me Sassuolo për Manuel Locatelli, kampioni i ri europian me ekipin kombëtar italian. Në këtë front, megjithatë, Braida, një ekspert në tregun e transferimeve, beson se marrëveshja mund të përfundohet vetëm me kushtet ekonomike të vendosura nga emilianët.

“Është më e lehtë për Carnevali të ofrojë një darkë në restorant sesa një zbritje për Locatelli”, – tha me ironi drejtori i përgjithshëm i Cremones.

Sa i përket të ardhmes së Cristiano Ronaldos, për Braida, ai nuk do të lëvizë nga Torino: “Duke pasur parasysh situatën e vështirë të përgjithshme ekonomike, mendoj se CR7 do të qëndrojë me Juventusin. Megjithatë, për lojtarët e mëdhenj si ai, gjithçka mund të ndodhë deri në fund. Një produkt cilësor ka gjithmonë treg, edhe në kohë krize”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat