Bellerin afrohet sërish me Interin

Futboll

Bellerin afrohet sërish me Interin

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 12:42
Bellerin afrohet sërish me Interin

Hector Bellerin afrohet sërish me Interin.

Klubi zikaltër ka pikëtuar spanjollin si zëvendësuesin ideal të Achraf Hakimit në krahun e djathtë të mesfushës, pro negociatat me Arsenalin kishin ngecur, pasi londinezët këmbëngulnin për shitjen e menjëhershme, ose huazimin me detyrim blerjeje.

Ditët e fundit në garë për shërbimet e Bellerin u përfshi edhe Atletico Madrid, ndaj zikaltrit nisën të mendojnë për emra të tjerë në atë krah, megjithatë vetë futbollisti spanjoll duket se preferon një aventurë në Milano, pasi e josh ideja për të luajtur me kampionët e Italisë.

Këtë dëshirë të Bellerin e ka bërë të qartë edhe agjenti i tij në një takim me drejtuesit e Arsenalit gjatë ditës së sotme, ndaj pritet që “topçinjtë” të pranojnë vullnetin e futbollistit spanjoll dhe të marrin në konsideratë ofertën e Interit, që është huazim me të drejtë blerjeje për një shifër prej 20 milionë eurosh.

Gjatë javës së ardhshme drejtuesit zikaltër pritet të bisedojnë sërish me homologët e tyre në Londër, për të sistemuar edhe detajet e tjera të mbetura, pasi te Interi këmbëngulin të gjejnë sa më shpejt futbollistin që do të marrë përsipër të zëvendësojë Hakimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat