E ardhmja në udhëkryq, klubi italian heq dorë

Futboll

E ardhmja në udhëkryq, klubi italian heq dorë

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 12:56
E ardhmja në udhëkryq, klubi italian heq dorë

E ardhmja e Kastriot Dermakut mbetet në udhëkryq.

Shtatlarti kuqezi është rikthyer përsëri në Parma pas asaj eksperience jo dhe aq pozitive në radhët e Leçes, të ndikuar edhe nga dëmtimet. Megjithatë emri i lojtarit shqiptar nuk përfshihet në planet e Parmës për sezonin e ardhshëm, prandaj zgjidhja është largimi në një tjetër skuadër.

Pas gjurmëve të Dërmakut kishte rënë ekipi i Ternanas, që luan në Serie B. Por edhe këta të fundit duket se kanë hequr dorë nga pista për transferimin e mbrojtësit të Kombëtares kuqezi. Sipas “Corriere dell‘Umbria“, klubi sapongjitur në Serie B ka zgjedhur një tjetër lojtar për prapavijën.

Bëhet fjalë për Biagio Maccariello, i cili do të transferohet me formulën e huazimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat