Talenti kumanovar fimos për Besën, Jakupi: Fitori për fitore të reja

Futboll

Talenti kumanovar fimos për Besën, Jakupi: Fitori për fitore të reja

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 13:34
Talenti kumanovar fimos për Besën, Jakupi: Fitori për fitore të reja

Futbollisti i talentuar nga Kumanova Fitor Rexhepi ka nënshkruar kontratë njëvjecare me Besën nga Dobërdoli i Gostivarit, skuadër e re në ligën e dytë-Perëndim. Mesfushori 21 vjeçar ka disa ditë që i është bashkuar skuadrës në fazën përgatitore në Mavrovë. Te Besa ai ka ardhur nga Vardari i Shkupit.

Ai ka luajtur edhe në ndeshjen miqësore të cilën Besa e fitoi ndaj Korabit me rezultat 5-1. Trajneri i ekipit Mensur Jakupi është shprehur i kënaqur me përforcimin e ri. Për Rexhepin thotë se nuk duhet harxhuar shumë fjalë.

“Është një nga prurjet më të rëndësishme në skuadrën tonë. Ka ardhur nga Vardari. Kemi pasur nevojë për një futbollist të tillë, dhe unë shpresoj se shumë shpejtë do të ambientohet në ekip. Besoj se do të na kryej shumë punë në ndeshjet kampionale, pasi është një lojtar me cilësi të larta”, deklaroi për News-TV trajneri Mensur Jakupi.

KF Besa do të përfundoj fazën përgatitore më 5 gusht dhe pastaj do të kthehen në shtëpi. Sezoni i ri në ligën e dytë-perëndim do të filloj më 21 gusht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat