Lorik Muhtari, talenti tetovar që po rritet në Gjermani!

Futboll

Lorik Muhtari, talenti tetovar që po rritet në Gjermani!

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 13:35
Lorik Muhtari, talenti tetovar që po rritet në Gjermani!

Një talent i ri shqiptar i futbollit po rritet në Gjermani. Bëhet fjalë për Lorik Muhtarin me origjinë nga Tetova, pjesë e skuadrës SVNA B-junior të Hamburgut.

Ai është i lindur me 07. 08. 2005. Muhtari në ekipin e tij mbanë fanellën me numër 10. Stafi drejtues e konsideron si shumë të rëndësishëm në ekip, pasi po luan startues, në pozitën e mesfushorit të fundit.

Nëse vazhdon me paraqitje të mira, Muhtari shpejt do të grumbullohet në ekipin A të juniorëve të Hamburgut.

Edhe babai i tij, Lulzimi, si i ri ka qenë një futbollist i talentuar, që do të thotë se Loriki ka gjenin e prindit të tij.

Me 7 gusht, Muhtari feston ditëlindjen. Ai do të mbush 16 vjec. Dhe, ëndrra e tij është që një ditë të bëhet futbollist i famshëm. Loriku si futbollist e admiron turkun Emre Xhan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat