Te katalanasit janë disa çështje të hapura

Futboll

Te katalanasit janë disa çështje të hapura

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 13:40
Te katalanasit janë disa çështje të hapura

Ronald Kuman ka përfituar nga dita e parë e grumbullimit në Gjermani për të kuptuar më mirë situatën ku ndodhet klubi me largimet dhe me merkaton.

Te katalanasit janë disa çështje të hapura dhe trajneri holandez dëshiron që t’i dijë.

Mbrëmjen e djeshme ka pasur një takim mes tij dhe zëvendëspresidentit Rafael Juste, drejtorit sportiv Mateu Alemani dhe sekretarit Ramon Planes.

Në Gjermani mungon Joan Laporta, i cili është duke u marrë me çështjen e rinovimit të Lionel Mesit. Gjatë takimit u fol për futbollistët që do të qëndrojnë dhe për ata që mund të largohen.

Në këtë mënyrë trajneri duhet të planifikojë se cilët të aktivizojë më shumë gjatë këtyre ditëve. Kuman gjithashtu ka kërkuar 2-3 afrime të tjera cilësore për të pasur një skuadër sa më kompetitive, por është diskutuar edhe për të ardhmen e Mesit. Për këtë të fundit të gjithë janë optimistë.

RROGAT – Ditën e djeshme mediat spanjolle bëjnë me dije se Laporta dhe drejtuesit do t’i kërkojnë skuadrës uljen e rrogës deri në 40% dhe në këtë mënyrë mund të ketë një bilanc më të rregullt për sezonin e ri. Kapitenët e kanë marrë këtë propozim, tani mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat