Problemi që duhet zgjidhur...

Futboll

Problemi që duhet zgjidhur...

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 13:43
Problemi që duhet zgjidhur...

Pas kthimit nga pushimet, tashmë pritej që të trajtohej diskutimi në lidhje me rinovimin e Marcelo Brozoviç, i cili u vu menjëherë në dispozicion të Inzaghi, që nga fillimi i përgatitjeve parasezonale. Kroatit i skadon kontrata aktuale në vitin 2022, por interesi është që të vazhdohet së bashku, falë një marrëdhënieje të gjatë që filloi më 2015.

Problemi që duhet zgjidhur është ai në lidhje me pagën. Mesfushori zikaltër merr 4.2 milionë euro aktualisht dhe refuzoi, një vit më parë, marrëveshjen me PSG, që i kishte ofruar 8 milionë neto. Në këtë pikë është më se e ligjshme të mendosh se ai do të kërkojë një përpjekje më të madhe financiare nga Interi.

Vlerësohet se klubi mund të arrijnë në 5 milionë euro për atë që ishte një nga protagonistët kryesorë të kampionatit 2020-2021. Gjithashtu, është e vërtetë se një veprim i tillë do të përplasej me politikën e re të pronarëve, bazuar në uljen e pagave midis 15-20%.

Menaxhmenti teknik ngulmon se Brozoviç është i domosdoshëm për skuadrën, duke qenë se askush nuk mund ta zëvendësojë në rolin e tij. Sensi dhe Calhanoglu mund të sakrifikonin veten në rolin e kroatit, me mangësi të dukshme në fushë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat