James i ‘shkel syrin’ Milanit

Futboll

James i ‘shkel syrin’ Milanit

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 14:40
James Rodriguez

James Rodrigues e shumë mundësi nuk do të qëndrojë te Everon këtë verë për shkak se problemet fizike dhe mospërshtatja totale e tij e bëjnë zgjedhje të dytë për Rafa Benitez.

Tashmë ai është në kërkim të një ekipi të ri, teksa si mundësi është parë edhe Milani.

Së fundmi Rodrigues ka folur për të ardhmen dhe lë të kuptohet se transferimi në Itali është dëshira e tij.

“Më pëlqen të jem pjesë e një vendi ku më duan dhe kanë nevojë për mua. Nuk e di çfarë do ndodhë në të ardhmen. Kam luajtur në Portugali, Spanjë, Francë, Gjermani, Angli. Më mungon vetëm Italia”, deklaroi James. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat