Çfarë po ngjan me kolumbianin?

Futboll

Çfarë po ngjan me kolumbianin?

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 15:29
Çfarë po ngjan me kolumbianin?

Kolumbiani James Rodriguez nuk është i interesuar të kthehet në Real Madrid.

Ani pse atë e pëlqen shumë Carlo Ancelotti dhe me të do të kishte më shumë minuta krahasuar me Zinedine Zidane, James thotë se e ka mbyllur me Realin.

I pyetur nëse do të dëshironte të kthehej, ai u përgjigj: “Jo, nuk besoj, Ai cikël është mbyllur, s’do të përsëritet më”.

30-vjeçari kishte shkëlqyer me Real Madridin sezonin 2014/15, por më pas me ardhjen fillimisht të Rafa Benitez e më pas të Zinedine Zidane, gjithçka ndryshoi për keq dhe kurrë më nuk e pati shkëlqimin e dikurshëm.

James ka bërë me Realin 125 paraqitje, ka shënuar 37 gola.

Ai është në kërkim të një skuadre të re sepse Rafa Benitez nuk llogarit në të te Evertoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat