Presidenti i Fenerbahces e mohon se po e transferojnë Muriqin

Futboll

Presidenti i Fenerbahces e mohon se po e transferojnë Muriqin

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 16:00
Presidenti i Fenerbahces e mohon se po e transferojnë Muriqin

E ardhmja e Vedat Muriqit ende nuk është e qartë, nëse do të qëndrojë te Lazio apo do të rikthehet te Fenerbahce.

Mediat turke dhe ato italiane kanë raportuar se Vedat Muriqi ndodhet në Turqi për ta kompletuar transferimin te Fenerbahce.

Por ka qenë presidenti i Fenerbahces, Ali Koç që ka konfirmuar se nuk po e transferojnë Muriqin.

I pari i gjigantit turk ka deklaruar se Muriqi ndodhet në Turqi për pushime dhe se do të vazhdoj të mbetet te Lazio.

“Lajmet rreth Vedat Muriqit nuk pasqyrojnë të vërtetën. Ne jemi duke pritur. Vedat Muriqi ka ardhur për pushime në Turqi. Do të qëndrojë dy ditë. Thonë se erdhi për t’u transferuar në Fenerbahçe. Jo Vedati vazhdon me klubin e tij. Mos besoni asgjë derisa ne nuk e themi”, tha presidenti i Fenerbahçes, Ali Koç.

Muriqi u largua nga Fenerbahce edicionin e kaluar në drejtim të Lazios, me klubin italian që pagoi 18 milionë euro për të.

Megjithatë duke parë formën jo të mirë të prizrenasit në Serie A, Fenerbahce ka shprehur interesim për rikthimin e tij në Superligën Turke.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat