Kjo është skuadra e madhe spanjolle që e kërkon Xherdan Shaqirin

Futboll

Kjo është skuadra e madhe spanjolle që e kërkon Xherdan Shaqirin

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 16:07
Kjo është skuadra e madhe spanjolle që e kërkon Xherdan Shaqirin

Xherdan Shaqiri ka paralajmëruar ditë më parë se do të largohet nga Liverpooli gjatë afatit kalimtar të verës.

Sulmuesi shqiptar nuk ka pasur hapësira të shumta edicionin e kaluar te Liverpooli dhe dëshiron një klub ku mund të luaj rregullisht.

Lazio dhe Napoli janë dy skuadrat italiane që kanë shprehur interesim për afrimin e gjilanasit në radhët e veta.

Madje vet Shaqiri në një intervistë të dhënë për mediat italiane tha se është i nderuar për interesimin e Lazios dhe se i pëlqen futbolli i trajnerit Maruizio Sarri.

Por e ardhmja e tij mund të jetë edhe në La Liga, ku Villarreal ka shprehur interesim.

‘Nëndetësja e Verdhë’ dëshiron një sulmues anësorë dhe trajneri Unay Emery e pëlqen jashtëzakonisht shumë Shaqirin.

Drejtuesit e klubit spanjoll tanimë kanë kontaktuar Liverpoolin dhe lojtarin ku po bisedojnë për mundësinë e transferimit të tij në La Liga.

Liverpool është gati ta lejoj largimin e tij, por dëshiron të fitojë rreth 13 milionë euro nga largimi i tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat