Shkendija synon të kthejë Bruno Akrapoviçin?

Futboll

Shkendija synon të kthejë Bruno Akrapoviçin?

Nga: K. G. Më: 31 korrik 2021 Në ora: 16:51
Shkendija synon të kthejë Bruno Akrapoviçin?

Pasi dje Shkendija nga Tetova shkarkoi trajnerin Ernest Gjoka, menaxhmenti i kampionit të Maqedonisë së Veriut, nuk e ka emëruar ende trajnerin e ri. 

“Negociatat janë duke u zhvilluar me disa emra, disa trajnerë janë në "lojë", por siç merret vesh, Shkendija dëshiron të kthejë Bruno Akrapoviçin. 

Ai ka qenë trajner i Shkendijes në periudhën 2015-2016, ku fituan Kupën e Maqedonisë dhe luajtën për herë të parë në play -off në Europa League kundër Gentit.

Ai aktualisht është pa punë. 

Se a do të kthehet vërtet në Tetovë, kjo mbetet për t'u parë në orët apo ditët në vijim”, shkruan media maqedone “Sportmedia”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat