Anderlechti huazon talentin e Bayernit

Futboll

Anderlechti huazon talentin e Bayernit

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 16:59
Anderlechti huazon talentin e Bayernit

Rivalët e Laçit në turin e tretë të Ligës së Konferencës, Anderlehti ka bërë një goditje të madhe në sulm duke huazuar talentin e Bajern Mynihut, Xhoshua Zirkze.  

Sezonin e kaluar, Zirkze ishte i huazuar tek Verona në Serinë A, por u rikthye në Mynih sërish. Drejtuesit nuk kërkojnë ta djegin talentin 20 vjeçar, duke e transferuar në një skuadër ku mund të marrë më shumë minuta.

Sipas ‘’Sport1’’, Zirkze ka braktisur grumbullimin me pjesën tjetër të skuadrës dhe në orët në vijim pritet dhe zyrtarizimi i tij tek skuadra belge.

Kohët e fundit, holandezi u bë protagonist pas një rasti të humbur në një miqësore kundër Ajaksit, gjest i cili u cilësua si tallje nga tifozët bavarez duke vërshuar në lumë sharjesh ndaj sulmuesit të talentuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat