Muça largohet nga Prishtina

Futboll

Muça largohet nga Prishtina

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 18:11
Muça largohet nga Prishtina

Futbollisti nga Tirana, Gentjan Muça në prag të fillimit të edicionit të kaluar erdhi si përforcim nga klubi i futbollit Tirana nga Shqipëria tek skuadra e Prishtinës, për ti dhënë një shtytje shtesë drejt rikthimit të titullit kampion pas tetë vitesh.

"Muça vinte si kampion dhe si i tillë përfundoi aventurën me ne, duke e përmbyllur ciklin e tij 1 vjeçar tek Prishtina pikërisht në ndeshjen ku klubi jonë shënoi arritjen më të madhe në historinë e vet në garat evropiane duke u kualifikuar në raundin e tretë të UEFA Liga e Konferencës.

Muça me Prishtinën u shpall kampion i Kosovës për edicionin 2020/2021 si dhe bashkarisht në arenën ndërkombëtare shënuam historinë e re të klubit tonë.

Klubi i futbollit Prishtina falenderon Gentin për profesionalizmin, korrektësinë, kontributin si dhe sjelljet e tij të shkëlqyera karrshi shokëve të tij futbollistë, stafit, drejtuesëve të klubit si dhe tifozëve tanë Plisat.

Gentit, klubi jonë i dëshiron shumë fat dhe suksese në përvojat e ti të radhës në futboll si dhe në çdo sferë të jetës", njofton FC Prishtina.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat