Mes tyre kishte edhe shqiptarë që zgjidhnin të formonin shqiponjën

Futboll

Mes tyre kishte edhe shqiptarë që zgjidhnin të formonin shqiponjën

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 18:25
Mes tyre kishte edhe shqiptarë që zgjidhnin të formonin shqiponjën

Barcelona do të luajë kundër Shtutgartit në përballjen miqësore që është planifikuar për ditën e sotme.

Fillimisht kjo ndeshje ishte programuar për t’u zhvilluar në orën 18:00.

Për shkakun e trafikut, lojtarët katalanas e kishin të pamundur që të mbërrinin në stadium brenda orarit të përcaktuar.

Për këtë arsye ndeshja u shty në orën 19:00 dhe një numër i konsiderueshëm i tifozëve u mblodhën për të pritur Barcelonën.

Mes tyre kishte edhe shqiptarë që zgjidhnin të formonin shqiponjën për shkakun e momentit të artë që po kalon Rei Manajn me 4 golat e shënuara në 2 ndeshje.

Por në formacionin zyrtar të hedhur nga Koeman nuk ka vend për sulmuesin shqiptar si titullar, ndërsa na mbetet që të presim në pjesën e dytë për minutat që do të ketë Manajn në dispozicion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat