Pensionohet arbitri i finales së “Euro 2020”

Futboll

Pensionohet arbitri i finales së “Euro 2020”

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 19:20
Pensionohet arbitri i finales së “Euro 2020”

Arbitri i finales së Euro 2020, Bjorn Kuipers do të tërhiqet pasi ta drejtojë Superkupën e Holandës mes Ajax dhe PSV, që do të zhvillohet më 7 gusht, përcjell Insporti.

“Thonë se ndonjëherë duhet të ndalesh kur je në majë”, ka thënë gjyqtari për faqen zyrtare të federatën holandeze.

“Pas finales së Europianit kam marrë aq shumë mesazhe pozitive sa kam patur dyshime në lidhje me këtë vendim. Jam akoma në formë dhe jam menduar shumë gjatë pushimeve. Kam drejtuar ndeshje në të gjithë botën, kam provuar gjithçka dhe nuk ka asgjë më të bukur. Nuk ka një moment më të mirë për t’u ndalur”.

“Ajo ka qenë ndeshja e kthesës për karrierën time. Presidenti i Komitetit të Arbitrave ishte në stol si vëzhgues i UEFA-s dhe kam bërë një paraqitje të mirë. Në fund të atij sezoni jam zgjedhur edhe për finalen e Kampionatit Europian Under 21 dhe jam bërë pjesë e elitës së arbitrave. Nga ai moment kam kuptuar se mund të arrija majën”.

Kuipers u bë arbitër ndërkombëtar në vitin 2006, por kthesa në karrierën e tij ka ardhur pas ndeshjes mes Napolit dhe Benficas në sezonin 2008/09.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat