Pochettino: Nuk shoh favorit tjetër në Francë përpos PSG

Futboll

Pochettino: Nuk shoh favorit tjetër në Francë përpos PSG

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 19:22
Pochettino: Nuk shoh favorit tjetër në Francë përpos PSG

Lille befasoi në sezonin e kaluar duke u shpallur kampion para PSG.

Mauricio Pochettino nuk arriti të shpallej kampion në vitin e parë të tij si trajner i Paris Saint Germain.

Pochettino u intervistua së fundmi nga mediat franceze para ndeshjes së Superkupës së Francës.

Ai tha se e përgëzon skuadrën e Lille për arritjen në sezonin e kaluar, por nuk i sheh ata favorit për sezonin e ri.

“Kemi menjëherë një trofe për të fituar.

Jemi PSG, nuk do të jetë një revansh sepse Lille meriton komplimentet, edhe pse ne jemi akoma shumë të zhgënjyer”, tha fillimisht argjentinasi.

“Nuk është një kujtim i bukur, do të jetë një hakmarrje ndaj vetes tonë. Lille, favorite? Si trajneri i PSG nuk shikoj skuadra të tjera favorite përveç skuadrës sime”, përfundoi Pochettino.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat