UEFA me panoramë të mirë për stadiumin kombëtar

Futboll

UEFA me panoramë të mirë për stadiumin kombëtar

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 19:31
UEFA me panoramë të mirë për stadiumin kombëtar

Faqja zyrtare e Ligës së Evropës postimin e fundit në rrjetet sociale ia ka kushtuar stadiumin kombëtar shqiptar “Arena Kombëtare”, i cili gjendet në qendër të Tiranës.Arena Kombëtare apo e njohur ndryshe edhe si ‘Air Albania Stadium’ u përurua zyrtarisht me një ceremoni më 17 nëntor të vitit 2019.

Ndeshja e parë, ishte e vlefshme për kualifikueset e Euro 2020 të luajtur në orën 20:45 mes Kombëtare së Shqipërisë dhe Francës, e cila u fitua 2-0 nga mysafirët.

Megjithatë, bukuria arkitektonike dhe kushtet e mira në stadium bënë që ‘Arena Kombëtare’ të vlerësohet lartë.

Drejtuesit e UEFA-s vendosen ta zgjedhin stadiumin kombëtar shqiptar si organizator të finales së parë të garës më të re evropiane, Liga e Konferencë.

Dhe pikërisht për këtë shkak, faqja zyrtare e Ligës së Evropës e ka reklamuar ‘Arenën Kombëtare’ dhe ka pyetur tifozët nëse e din ku gjendet.

“Kjo Arenë Kombëtare do të organizojë finalen e parë të Ligës së Konferencës më 25 maj … Por KU është?”, shkruan në postimin e faqes zyrtare.

Ndryshe, stadiumi ka një kapacitet prej 22,500 vendesh që përbëjnë stadiumin më të madh në Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat