Fitore e madhe e Zurich-ut të shqiptarëve

Futboll

Fitore e madhe e Zurich-ut të shqiptarëve

Nga: Kemajl Goca Më: 31 korrik 2021 Në ora: 19:54
Fitore e madhe e Zurich-ut të shqiptarëve

Zurich ka shënuar fitore të madhe me rezultat 3:1 ndaj Lausannes.

Për Zurich-un u paraqitën tre shqiptarë standardë: Fidan Aliti, Mirlind Kryeziu dhe Bledian Krasniqi, ky i fundit u zëvendësua në minutën e 63-të.

Për Zurich-un shënuan Ceesay (7' e 15'), Boranijesheviq (41') dhe për Lausannen realizoi Ouattara (11').

Zurich ka një ecuri fantastike në dy javët e para, dy ndeshje po aq fitore dhe kryeson me 6 pikë në Kampionatin Zvicrës.

Lausanne është në fund me 0 pikë apo me dy humbje rresht. Shqiptarët treguan lojë të mirë dhe kontribuan në fitoren e madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat