Spalletti flet pas fitores ndaj Bayernit

Futboll

Spalletti flet pas fitores ndaj Bayernit

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 23:02
Luciano Spalletti

Napoli ka arritur ta mposht Bayernin 3-0.

Napoli ka triumufuar ndaj Bayernit 3-0 në kuadër të përgatitjeve para sezonit të ri.

Golat e ndeshjes i realizuar Victor Osimhen në min 71’, 72’ dhe Zinedine Machach në min 84’.

Pas ndeshjes trajneri i Napoli Luciano Spalletti është shprehur i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të tij.

“Unë jam i kënaqur me performancën, ne jemi në rrugën e duhur,” tha fillimisht ai.

“Gjëja themelore sot ishte të kishim minuta në këmbët tona. Ne duhej të jepnim idenë e një ekipi të organizuar dhe mendoj se e arritëm atë”, vazhdoi ai.

“Golat e shënuara na dhanë më shumë besim në aftësitë tona. Kemi ende shumë punë për të bërë, por ne po shkojmë në rrugën e duhur dhe të gjithë futbollistët i kanë tejkaluar pritjet e mia deri më tani”, përfundoi Luciano Spalletti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat