Milan vendos për të ardhmen e Leaos

Futboll

Milan vendos për të ardhmen e Leaos

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 00:31
Milan vendos për të ardhmen e Leaos

Sulmuesi Rafael Leao do të mbetet në Milan.

Leao është lidhur gjatë ditëve të fundit me një largim nga Milani.

Sulmuesi kishte pasur interesim nga ekipe si Wolverhampton, Marseille dhe Dortmund.

Sipas, ‘Milan News’, ‘Rossonerët’ kanë vendosur ta mbajnë në ekip futbollistin e tyre.

Gjiganti italian e kishte në listën e shitjeve portugezin, por duket se kanë ndërruar mendje dhe trajneri Stefano Pioli llogarit në të për sezonin e ri.

22-vjeçari, sezonin e kaluar zhvilloi 40 paraqitje me fanellën e Milanit në të gjitha garat, duke realizuar shtatë gola dhe gjashtë asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat