Benfica i rrëmben Milanit sulmuesin

Futboll

Benfica i rrëmben Milanit sulmuesin

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 11:57
Benfica i rrëmben Milanit sulmuesin

Benfica i rrëmben Milanit sulmuesin!

Portugezët e Benficas, kanë arritur të mposhtin konkurrencën e Milanit dhe Romës, duke siguruar shërbimet e sulmuesit 26-vjeçar, Roman Jaremçuk, i cili zhvilloi paraqitje tepër pozitive me kombëtaren e Ukrainës në kampionatin Europian, teksa realizoi edhe 2 gola.

Benfika i bindi drejtuesit e Gent me një ofertë prej 17 milionë eurosh për ish-lojtarin e Dinamo Kiev për të cilin belgët nuk shpenzuan më shumë se 2 milionë euro për ta marrë në Jupiler League vite më parë.

Jaremçuk u prezantua së fundmi te skuadra e tij e re, teksa firmosi kontratë 5 vjeçare, duke bërë kështu një hap të rëndësishëm në karrierën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat