Strakosha në vështirësi

Futboll

Strakosha në vështirësi

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 13:20
Strakosha në vështirësi

Thomas Strakosha ishte titullar absolut tek Lazio derisa Pepe Reina i cili erdhi me qëllimin për t’i dhënë portierit shqiptar më shumë eksperiencë, i zuri vendin.

Viti i kaluar ishte mjaft i vështirë për gardianin kuqezi, i cili mendoi dhe largimin nga Lazio.

Megjithatë, edhe pas ndërrimit të trajnerit duket se situata do të jetë e njëjtë në skuadrën e kryeqytetit.

Maurizio Sarri nuk e ka marrë ende vendimin dhe Strakosha duhet të bëjë gjithçka për t’i marrë vendin Reinës.

Trajneri i Lacios e ka pasur Reinën edhe te Napoli, ndërsa gjithmonë ka pasur vlerësim të lartë për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat