Çfarë pritet të ndodhë?

Futboll

Çfarë pritet të ndodhë?

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 13:31
Çfarë pritet të ndodhë?

Problemet për Elseid Hysajt si duket nuk do të mbarojnë kurrë.

Pasi shkëputi kontratën me Napolin, dhe u trasnferua te Lacio gjatë prezantimit para shokëve një këngë e kënduar prej shkodranit u bë mollë sherri me tifozët ultras të bardhekaltërve, po aq sa nuk prodhoi dhe një përplasje fizike.

Por nuk mbaron këtu pasi ditën e sotme gazeta italiane ‘’Il Mattino’’ ka publikuar një lajm ekskluziv ku pretendohet se Napoli ka hedhur në gjyq Elseid Hysajn për çështje disiplinore që nga viti 2019. Presidenti De Laurentis i është drejtuar gjykatës për këtë çështje dhe kërkon nga Hysajn 65 mijë euro, që i bie 25% e pagës mujore bruto të mbrojtësit të Kombëtares. Para një jave ka pasur një njoftim për futbollistin shqiptar dhe palët shumë shpejt do të përballen me njëra tjetrën në gjykatë.

Po çfarë ndodhi? Në vitin 2019, Napoli shpallej nënkampion Italie nën drejtimin e Carlo Ancelotti duke arritur të fitojë pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve. Pas ndeshjes me Salzburgun e vlefshme për Champions, Ancelotti nuk u paraqit në konferencë për shtyp dhe rrezikoi gjobë nga UEFA.

Gjithashtu, drejtuesit e klubit parashikuan një grumbullim të detyruar për skuadrën në formë ndëshkimi, por të gjithë u larguan drejt shtëpiave të tyre përfshirë dhe Hysajn. Kjo situatë zgjati një javë, dhe më pas lojtarët u shfaqën në stërvitje, dhe ndërkohë drejtuesit e Napolit u zotuan se do të merrnin masa të rënda ndaj futbollistëve. Pikërisht kjo çështje që nga viti 2019 është rihapur dhe Hysaj tani më është në telashe.

Çështja për dy futbollitët Allan dhe Milik dhe pasi u larguan është pezulluar, dhe mesa duket kjo praktikë do të ndiqet vetëm për Elseid Hysajn. Një situatë e pakuptimtë e cila të bën të mendosh dhe një farë mllefi që presidenti De Laurentis ka me Hysajn që pas transferimit të tij drejt Lacios. Kjo situatë ka bërë bujë në Itali, ndërkohë priten të tjera të reja në vazhdim për sa i përket gjyqit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat