Teuta ka rast të mirë

Futboll

Teuta ka rast të mirë

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 13:36
Teuta ka rast të mirë

Kualifikimi me përmbysje ndaj Inter Escaldes të Andorras ka bërë me krahë Teutën që nëse arrin të eliminojë edhe irlandezët e Shamrock Rovers në turin e tretë të Conference League ka shanse të mira për të kapur fazën e grupeve të kompeticionit më të ri europian për klube.

Janë përcaktuar edhe rivalët e mundshëm të Teutës në rast kualifikimi në play-off të Conference League dhe shumica prej tyre janë skuadra të kalueshme gjithmonë nëse në turin e tretë kualifikues të Europa League përmbushen pritshmëritë dhe avancojnë më tej ekipet më të kuotuara.

Në rast kualifikimi ndaj Shamrock Rovers skuadra e Edi Martinit në play-off të Conference League do të sfidojë një nga 5 skuadrat humbëse, kampione të vendeve të tyre që janë eliminuar në turin e dytë të Championsit dhe tashmë do të marrin pjesë në turin e tretë eliminator të Europa League.

Duke qenë se Shamrock dhe Teuta kanë koeficient të ulët, fituesja e këtij çifti bën pjesë në vazon e skuadrave jo favorite për këtë arsye në raundin play-off të Conference League mund të përballet me ekipe si Flora Tallin e Estonisë, Lincoln Red Imps i Gjibraltarit, Alashkert i Armenisë, Zalgiris Vilnius i Lituanisë dhe Hjk Helsinki i Finlandës, gjithmonë nëse këto ekipe eliminohen në raundin e tretë të Europa League nga rivalë më të fortë në letër me të cilët do të përballen repsketivisht, siç janë Omonia kampionia e Qipros, Slovan Bratislava kampionia e Sllovakisë, Kairat Almaty kampionia e Kazakistanit, Mura kampionia e Sllovenisë dhe Neftchi Baku kampionia e Azerbajxhanit.

Me pak fjalë Teuta e emrave si Sherif Kallaku, Renato Arapi, Emiliano Vila e Taulant Seferi i ka të gjithë mundësitë për të tentuar fazën e grupeve të Conference League dhe për të bërë historinë në këtë edicion të Kupave të Europës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat