Arsenali nuk heq dorë nga Lautaro

Futboll

Arsenali nuk heq dorë nga Lautaro

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 13:59
Arsenali nuk heq dorë nga Lautaro

Lautaro Martinez këtë të hënë do të jetë në fushën stërvitore të “Appiano Gentiles” për të nisur përgatitjet me Interin, për momentin vetëm kjo është e sigurt nga e ardhmja e argjentinasit. “El Toro” është nën kontratë deri në vitin 2023 , por nëse nuk vjen rinovimi që duket ende larg duke qënë që sulmuesi ka ndryshuar edhe menaxher, atëherë largimi i tij nga ziklatërit mund të vijë edhe gjatë merkatos së kësaj vere për të mos humbur verën e ardhshme nën koston e dëshiruar.

Arsenali që ofroi 80 milionë për kartonin e Lautaros nuk është dorëzuar edhe pse mori refuzimin e vetë futbollistit i cili preferon Spanjën. “Topçinjtë” që prej disa kohësh bisedojnë me drejteusit e Interit në lidhje me kalimin e Bellerin në Milano, por kërkojnë të bindin Martinezin që të ndërmarrë itinerarin e kundërt edhe pse duket e vështirë.

Ndërkohë sipas mediave në Angli edhe Tottenhami po përgatit një ofertë për 23-vjeçarin i cili do të ishte zëvendësuesi ideal i Harry Kane me kapitenin që është gjithnjë e më tepër larg Spursave.

Në anën tjetër Interi edhe pse dëshiron ta mbajë në skuadër Lautaron, fakti që ai nuk po rinovon i ka bërë drejtuesit italian të mendojnë për një zëvendësues dhe emri më i kuotuar është ai i Dusan Vlahovic. 21-vjeçari realizoi 21 gola në sezonin e fundit të Serisë A me fanellën e Fiorentinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat