Shevchenko s’do të jetë më trajner i Ukrainës

Futboll

Shevchenko s’do të jetë më trajner i Ukrainës

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 16:07
Shevchenko s’do të jetë më trajner i Ukrainës

Ish-ylli i Milanit, Andriy Shevchenko ka lënë punën si trajner i Ukrainës. Ish-sulmuesi kaloi pesë vite si trajner i Ukrainës, por njoftoi se kontrata e tij ka skaduar sot.

Shevchenko, që kaloi tetë vite si pjesë e Milanit mes dy periudhave 1999 dhe 2006 dhe më pas 2008/09, e konfirmoi se kontrata e tij me Ukrainën ka skaduar.

Ish-futbollisti i Dinamo Kiev dhe Chelseat shënoi 48 gola në 111 paraqitje për Ukrainën dhe u pensionua si futbollist në korrik të vitit 2012, pas 513 paraqitjeve dhe 250 golave në process.

44-vjeçari u caktua trajner i Ukrainës në korrik të vitit 2016 dhe udhëhoqi ekipin në 52 ndeshje, përfshirë pesë në Kampionatin Evropian që u mbajt këtë vit.

Ukraina u mposht 4:0 nga Danimarka në çerekfinale të Kampionatit Evropian.

“Sot, kontrata ime me Federatën e Futbollit të Ukrainës ka skaduar. Unë kalova pesë vite me ekipin kombëtar. Ishte një punë e madhe dhe dëshmuam që jemi në gjendje të luajmë futboll modern. Jam mirënjohës” – shkroi Shevchenko në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat