Klubi turk siguron edhe mbrojtësin brazilian

Futboll

Klubi turk siguron edhe mbrojtësin brazilian

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 17:14
Klubi turk siguron edhe mbrojtësin brazilian

Adanaspor Demirspor përforcoi sulmin me Mario Balotellin disa ditë më parë, teksa sot ka siguruar një tjetër lojtar të rëndësishëm.

Klubi turk siguroi sezonin e kaluar kalimin në elitën e futbollit turk dhe po investon në merkato për të krijuar një ekip sa më të fortë.

Adanaspor ka prezantuar sit David Luiz. Braziliani sjell eksperiencë në repartin e mbrojtjes, teksa vjen pas aventurës 2-vjeçare tek Arsenali.

34-vjeçari ka firmosur për dy vite me Adanaspor dhe do të përfitojë një rrogë prej 4 milion eurosh në sezon.

Drejtuesit e klubit turk kanë shprehur interes edhe për Mirlin Dakun, sulmuesin dardan të Osijek.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat