Koeman: Do të ketë rivalitet në sulm, me Agueron dhe Messin

Futboll

Koeman: Do të ketë rivalitet në sulm, me Agueron dhe Messin

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 18:10
Koeman: Do të ketë rivalitet në sulm, me Agueron dhe Messin

“Duke pritur Aguero-n dhe Messi-n…”.

Mund të jetë ky titulli i Barcelona-s së drejtuar nga Ronald Koeman në këtë fazë përgatitore.

Sinjale pozitive për katalanasit që, në pritje të argjentinasve të lartpërmendur, trajneri holandez mund të shijojë yllin e ri Memphis Depay dhe një Antoine Griezmann të rilindur.

Këta të dy kanë qenë protagonistët e fitores së marrë në miqësoren kundër Stuttgart.

“Njerëzit e njohin mirë Memphis, sepse ka luajtur me United dhe me Lyon, duke treguar se është një golashënues. Ka realizuar në rastin e parë që ka patur pas një aksioni të bukur individual, i jep diçka ndryshe skuadrës”, ka thënë Koeman.

“Lidhja që ka me Griezmann në fushë është shumë e mirë. Do të ketë rivalitet në sulm, me Agueron dhe Messin. Shpresojmë që të kthehet me ne…”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat