Baseli fiton bindshëm, shënojnë Kasami dhe Zhegrova

Futboll

Baseli fiton bindshëm, shënojnë Kasami dhe Zhegrova

Nga: Kemajl Goca Më: 1 gusht 2021 Në ora: 18:26
Baseli fiton bindshëm, shënojnë Kasami dhe Zhegrova

Baseli ka shënuar fitore të thellë, me rezultat 6:1 ndaj Sionit, në ndeshjen e javës së dytë të Kampionatit të Zvicrës. 
Shqiptarët shkëlqejnë me gola e asistime. 

Pajtim Kasami dhe reprezentuesi i Kosovës, Edon Zhegrova, shënojnë për fitoren e thellë. 

Zhegrova ishte në ditën më të mirë, përveç që shënoi ai ka asistuar  në minutën e 15-të kur shënoi Lopez (2:0) dhe Arthur në atë të 44-tën (5:0).

Kasami e hapi serinë e golave në minutën e 4-të, ndërsa Zhegrova e  përmbylli në minutën e 55-të. 

Për Baselin shënuan Kasami (4'), Lopez (15'), Comert (21'), Esposito Se. (42'), Arthur (44') dhe Zhegrova (55'). 

Në minutën e 88-të Stojilkoviq nga penalltia shënoi golin e nderit për Sionin. 

Baseli kryeson renditjen me 8 pikë apo me goldallim 8:1, ndërsa Sioni është në fund me 0 pikë e me goldallim dallim 2:8.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat