Tonali: Kemi luajtur mirë, intensiteti ishte i lartë

Futboll

Tonali: Kemi luajtur mirë, intensiteti ishte i lartë

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 19:18
Tonali: Kemi luajtur mirë, intensiteti ishte i lartë

Mesfushori i Milan-it, Sandro Tonali, ka folur për Milan TV pas barazimit 1-1 kundër Nice-s.

“Ka qenë një ndeshje me ritëm të lartë. Kemi luajtur mirë, intensiteti ishte i lartë dhe na bën mirë t’i luajmë ndeshje të tilla në këtë fazë, edhe me të nxehtin dhe publikun”, ka thënë Tonali.

“Është e bukur dhe e drejtë të kthehemi kështu. Shpresojmë që të ndodhë edhe në San Siro. Ne jemi Milan, nuk duhet të bazohemi te një kundërshtar i vetëm, por duhet të luajmë sipas ideve tona pavarësisht nga kë kemi përballë”.

Për Giroud, Ballo-Touré e Maignan:

“Pas 10 minutash në dhomat e zhveshjes, ishte sikur të ishin prej vitesh aty. Janë përshtatur shumë mirë, i ndihmon edhe fakti se kemi shumë lojtarë që flasin frëngjisht. Jemi shumë të kënaqur që janë me ne”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat