Vrioni vazhdon të tregojë formë të mirë

Futboll

Vrioni vazhdon të tregojë formë të mirë

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 19:20
Vrioni vazhdon të tregojë formë të mirë

Giacomo Vrioni vazhdon të tregojë formë të mirë, teksa ditën e sotme ka realizuar gol me fanellën e skuadrës austriake Tirolit.

Sulmuesi i Kombëtares Shqipëtare ekzekutoi saktësisht një 11-metërsh në minutat shtesë të pjesës së parë, duke dërguar në avantazh Tirolin.

Ky është goli i parë në kampionatin austriak për Vrionin, i cili shënoi që në debutim, pasi në sfidën e parë ku Tiroli barazoi 1-1 me Admirën, sulmues shqiptar nuk ishte i grumbulluar me skuadrën për shkak dëmtimi.

Një paraqitje mjaft e mirë e Vrionit i cili shpresat i ka për një aktivizim në radhët e ekipit të parë të Juves, skuadra që zotëron dhe kartonin e shqiptarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat