Begolli, kryetrajner i ri i Vëllaznimit

Futboll

Begolli, kryetrajner i ri i Vëllaznimit

Nga: K.G. Më: 1 gusht 2021 Në ora: 19:39
Begolli, kryetrajner i ri i Vëllaznimit

Skuadra me renome Vëllaznimi nga Gjakova, ka emëruar kryetrajnerin e ri. 

Granit Begolli është kryetrajner i ri, të cilin e pret një sfidë e re në edicionin e ri në Ligën e Parë të Kosovës.

“KF Vëllaznimi ka arritur marrëveshje me trajnerin Granit Begolli.

Granit Begolli njihet si futbollist, drejtor sportiv dhe trajner.

Në klub priten projekte të mëdha, ku së bashku me kryetrajnerin Begolli do të mundohemi që të organizohemi sa më mirë për zonin 2021/22.

Në ditët në vijim priten edhe disa transfere të lojtarëve në bashkëpunim me Trajnerin”, njofton KF Vellaznimi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat