Reprezentuesi i Kosovës befason Zvicrën, ja si vlerësohet!

Futboll

Reprezentuesi i Kosovës befason Zvicrën, ja si vlerësohet!

Nga: Kemajl Goca Më: 1 gusht 2021 Në ora: 20:11
Reprezentuesi i Kosovës befason Zvicrën, ja si vlerësohet!

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, është më i merituari për fitoren e thellë të Baselit, me rezultat 6:1 ndaj Sionit, në kuadër të javës së 2-të të Kampionatit zë Zvicrës. 

Zhegrova asistoi në dy gola në minutën e 15-të dhe të 44-tën e realizoi vet në atë të 55-tën.

Faqja e specializuar për nota “Sofascore”, Zhegrovën e vlerësoi me notë maksimale, 10, ndërsa Pajtim Kasami që realizoi në minutën e 4-të, me notë 8. 

Image

Zhegrova sot me lojë e gol befasoi zviceranët.

Baseli kryeson me 6 pikë apo me dy fitore rresht pas dy jave në kampionat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat