Reja mund të buzëqeshë lirshëm

Futboll

Reja mund të buzëqeshë lirshëm

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 20:32
Reja mund të buzëqeshë lirshëm

Edi Reja mund të buzëqeshë lirshëm, teksa një muaj përpara se Kombëtarja të grumbullohet për kualifikueset e Botërorit, sulmi kuqezi po prodhon vetëm gola. Uzuni, Manaj, Broja dhe Vrioni po shkëlqejnë me ekipet e tyre këtë verë, ndërsa listës së golashënuesve i shtohet edhe Sokol Cikalleshi.

Ky i fundit ka bërë heroin për Koniasporin ditën e sotme.

Sulmuesi shqiptar ka vendosur takimin miqësor me Antaliasporin me golin e tij të shënuar në minutat e fundit.

Ndeshja ka përfunduar me rezultatin 1-0, ndërsa Cikalleshi ka përfituar nga një pasim i gabuar i kundërshtarëve për të tundur më pas rrjetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat