E pabesueshme cila skuadër e kërkon Xherdan Shaqirin

Futboll

E pabesueshme cila skuadër e kërkon Xherdan Shaqirin

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 22:03
E pabesueshme cila skuadër e kërkon Xherdan Shaqirin

Sulmuesi nga Kosova edicionin e kaluar nuk pati shumë hapësira te Liverpooli dhe kërkon një skuadër ku mund të luaj rregullisht.

Paraqitja fantastike në Kampionatin Evropian ka bërë që shumë skuadra të vihen pas tij.

Lazio, Napoli, Villarreal, Galatasaray e Fenerbahce janë skuadrat që duan transferimin e gjilaansit.

Por së fundmi në garë është futur edhe skuadra gjermane, Hertha Berlin.

Skuadra nga kryeqyteti gjerman po ndërton një ekip të mirë dhe synimi është të rikthehet në garat evropiane.

Drejtori sportiv i Herthës, Fredie Bobic ka pranuar se i pëlqen shumë Shaqiri.

“Ai është një lojtar i madh dhe më pëlqen shumë”, ka thënë Bobic.

Gjithsesi për të arritur deri te Shaqiri, Hertha duhet të shpenzojë rreth 15 milionë euro sa po kërkon Liverpooli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat