Umtiti do të largohet nga Barcelona

Futboll

Umtiti do të largohet nga Barcelona

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 22:45
Umtiti do të largohet nga Barcelona

Mbrojtësi Samuel Umtiti do të largohet nga Barcelona gjatë javës së ardhshme.

Klubi është i bindur që do gjejnë skuadër për qendërmbrojtësin edhe pse nuk do jetë e lehtë.

Umtiti ka dhënë dritën e gjelbër për largimin në formë huazimi, por ka disa kushte që e bëjnë të vështirë.

Francezi dëshiron që destinacioni i radhës të garojë për Ligën e Kampionëve ose të luftojë për trofe.

Për këtë arsye, Umtiti ka refuzuar disa oferta që Barcelona do pranonte.

Sipas Sport, Barcelona është duke punuar qetësisht me të ardhmen e Umtitit.

Francezi e ka kuptuar se nuk do këtë minuta në “Camp Nou”, andaj opsioni më i mirë është të largohet për të rigjetur formën te ndonjë skuadër tjetër.

Barcelona në javët e fundit ka refuzuar tre propozime, por ende ekziston mundësia që Umtiti edicionin tjetër të luajë në një fanellë tjetër.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat