Benzema do të nënshkruajë kontratë të re me Real Madridin

Futboll

Benzema do të nënshkruajë kontratë të re me Real Madridin

Më: 2 gusht 2021 Në ora: 08:49
Karim Benzema

Karim Benzema do të vazhdoj t’i mbetet besnik Real Madridit.

Sulmuesi francez ka 12 vite që është pjesë e Los Blancos, pasi u bashkua me ta në verën e vitit 2009.

Kontrata aktuale e Benzemas me Real Madridin skadon në verën e vitit të ardhshëm, por klubi do ta shpërblejë me një kontratë të re.

33-vjeçarit i është ofruar zgjatja e kontratës edhe për një vit tjetër, kontratë e cila do ta mbante francezin në Santiago Bernabeu deri në vitin 2023.

Vazhdimisht ka pasur klube të interesuara për lojtarin, por Benzema do ta pranoj vazhdimin e kontratës me Realin.

Sipas mediave spanjolle, gjatë kësaj jave pritet që të zyrtarizohet vazhdimi i kontratës mes Benzemas dhe Real Madridit.

Reprezentuesi francez është një legjendë e klubit madrilen pasi deri më tani ka zhvilluar 559 ndeshje zyrtare ku ka shënuar 279 gola e ka asistuar në 144 të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat