Chiellini do të rinovojë kontratën me Juventusin

Futboll

Chiellini do të rinovojë kontratën me Juventusin

Më: 2 gusht 2021 Në ora: 13:54
Chiellini do të rinovojë kontratën me Juventusin

Gjiorgio Chiellini do të mbetet te Juventusi.

Sipas ‘La Gazzetta dello Sport’, Chiellini do të ketë takim sot me drejtuesit e Juventusit për vazhdimin e kontratës.

Kontrata e mbrojtësit me “Zonjën e Vjetër” përfundoi më 30 qershor dhe ende nuk e ka rinovuar atë.

Pas ngritjes së trofeut në Wembley në Londër, futbollisti pranoi se synon një vend në Kombëtaren e Italisë për Kupën e Botës 2022, e cila është planifikuar të zhvillohet midis nëntorit dhe dhjetorit në Katar.

36-vjeçari pritej të nënshkruante një marrëveshje deri në qershor 2022 me ‘Bianconerët’, por besohet se ai do t’i kërkojë klubit të arrijë marrëveshje deri në turneun tjetër të madh ndërkombëtar ose menjëherë të nënshkruajë për dy vite tjera. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat