Nuk i bashkohet Harry Kane Tottenhamit në stërvitje, City tenton transferimin e tij

Futboll

Nuk i bashkohet Harry Kane Tottenhamit në stërvitje, City tenton transferimin e tij

Më: 2 gusht 2021 Në ora: 13:53
Harry Kane

Harry Kane duket se është i vendosur të largohet këtë verë nga skuadra e tij Tottenham Hotspur.

Sulmuesi anglez kërkohet me ngulm nga Manchester City, derisa Spurs vazhdojnë të shpresojnë në qëndrimin e tij.

Kane ka qenë i angazhuar me Kombëtaren e Anglisë në Kampionatin Evropian deri në gjysmën e muajit korrik dhe ai është dashur të rikthehet sot në klub.

Por kapiteni i Spurs nuk e ka bërë këtë gjë, pasi ka refuzuar të dalë në stërvitjet e hapura të Tottenhamit.

28-vjeçari dëshiron një aventurë të re, pasi qëllimi i tij është të fitoj trofe.

Manchester City po synon afrimin e lojtarit dhe besohet se do të bëjë një ofertë prej 150 milionë funteve.

Ndërkohë edhe kampionët në fuqi të Evropës, Chelsea po monitorojnë situatën e lojtarit dhe mund të dalin me një ofertë.

Gjithsesi qëndrimi i Kane në Tottenham duket i vështirë, për mos të thënë i pamundur. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat