Kaio Jorge në Serie A, “profesori” e zyrtarizon

Futboll

Kaio Jorge në Serie A, “profesori” e zyrtarizon

Më: 2 gusht 2021 Në ora: 18:08
Kaio Jorge

Kaio Jorge do të luajë në Serie A sezonin e ardhshëm. Sulmuesi brazilian është goditja e Juventusit në merkato. Bardhezinjtë fituan garën për shërbimet e 19-vjeçarit të talentuar.

Klubi italian arriti marrëveshjen me Santos për 4 milion euro. 1.5 në dorë, 1.5 të tjera sapo të sigurohet kualifikimi në Champions League dhe 1 milion në bazë të numrit të ndeshjeve që do të luajë lojtari me ekipit e ri.

Kaio do të zbarkojë në enjten në Torino, teksa vazhdon të punojë fort. Në rrjetet sociale ka publikuar disa video nga puna me trajnerin personal, Keke Lyra.

Ky i fundit nuk i kursen elozhet për sulmuesin e ri të Juventusit, njëkohësisht duke zyrtarizuar edhe transferimin e brazilianit tek ekipi i Max Allegrit.

“Kjo është pak nga ajo që ndodhi sot me fenomenin e ri të Juventusit“, lexohet në mbishkrimin e një video ku dallohet Kaio Jorge duke u stërvitur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat