Rikthehet në Tetovë, kampionët prezantojnë trajnerin e ri

Futboll

Rikthehet në Tetovë, kampionët prezantojnë trajnerin e ri

Më: 2 gusht 2021 Në ora: 18:34
Foto ilustrim

Shkëndija e Tetovës ka gjetur trajnerin e ri. Drejtuesit e kampionëve të Maqedonisë së Veriut, ndërprenë bashkëpunimin me Ernest Gjokën tre ditë më parë, për shkak të ecurisë së dobët të kuqezinjve në kompeticionet evropiane (katër ndeshje, dy eliminime dhe asnjë gol i shënuar).

Klubi shqiptar ka prezantuar Bruno Akrapovic si timonierin e ri të skuadrës.
 

Një rikthim te Shkëndija për 53-vjeçarin boshnjak, i cili ka drejtuar ekipin në periudhën dhjetor 2015-tetor 2016. Së fundmi ka qenë trajner i CSKA Sofia në Bullgari, ekip me të cilin u nda në ditët e fundit të marsit.

“ZYRTARE! Tekniku boshnjak Bruno Akrapovic është trajner i ri i Shkëndijës, duke u kthyer në taborin kuq e zi pas 5 viteve”, lexohet në komunikatën zyrtare të katër herë kampionëve të Maqedonisë së Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat