Zyrtare: Chiellini rinovon kontratën me Juventusin

Futboll

Zyrtare: Chiellini rinovon kontratën me Juventusin

Më: 2 gusht 2021 Në ora: 20:30
Giorgio Chiellini

Juventus ka bërë zyrtare rinovimin e kontratës së qendërmbrojtësit Giorgio Chiellini.

Italiani i ka mbetur besnik “Zonjës së Vjetër” dhe ka nënshkruar kontratë dyvjeçare.

Këtë e konfirmoi skuadra italiane përmes një komunikate zyrtare.

“Giorgio Chiellini është Juventus. Për një kohë të gjatë dhe do vazhdojë për sezonet e tjerë, rinovimi i kontratës është zyrtare”, shkroi klubi italian.

Ndërkohë, Chiellini do mbetet kapiten i “Bianconerëve” për se paku edhe dy vite, derisa Paulo Dybala do jetë zëvendëskapiten

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat