Valencia e do Vedat Muriqin

Futboll

Valencia e do Vedat Muriqin

Më: 2 gusht 2021 Në ora: 23:18
Vedat Muriqi

Mediumi i njohur spanjoll, AS, ka raportuar se sulmuesi i Lazios, Vedat Muriqi mund të transferohet te Fenerbahce.

Muriqi iu bashkua klubit italian nga Fenerbahce për 18 milionë euro, por assesi nuk e gjeti formën e duhur.

Valencia është duke kërkuar huazimin shkaku i problemeve ekonomike, andaj nuk mund të paguajnë kartonin e shqiptarit

Muriqi edicionin e kaluar në 34 ndeshje në të gjitha garat nën urdhrat e Simeone Inzaghit shënoi dy gola, një në Seria A dhe një në Kupën e Italisë, derisa dha edhe një asistim.

Mirëpo, me arritjen e Maurizio Sarrit, Lazio do luajë me vetëm një qendërsulmues dhe duke marrë parasysh se Ciro Immobile është titullar, Muriqi mund të largohet.

Mediumi spanjoll gjithashtu pretendon se lojtari është në dijeni që do ta këtë të vështirë të gjejë formën nën urdhrat e Sarrit dhe që e di për interesimin e Valencias.

Sidoqoftë, tani Valencia mbetet të arrijë marrëveshje me klubin italian për çmimin e huazimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat