Roma prezanton sulmuesin

Futboll

Roma prezanton sulmuesin

Më: 3 gusht 2021 Në ora: 11:17
Roma prezanton sulmuesin

Roma e Murinjos prezanton sulmuesin 26-vjeçar, hapet rruga për rikthimin e Ekubanit në Serinë A

Roma e Zhoze Murinjos ka zyrtarizuar ditën e sotme blerjen e sulmuesit Eldor Shomurodov, i cili spikati sezonin e kaluar te Xhenoa.

Futbollisti 26-vjeçar nga Uzbekistani, i lindur në vititn 1995, i ka kushtuar klubit verdhekuq plot 20 milionë euro: 17,5 milionë përbëjnë pjesën fikse, ndërsa 2.5 milionë do të jenë në formë bonusesh. Xhenoa gjithashtu ka mundur të mbajë 10% të vlerës së kartonit të futbollistit.

Ndërkohë që transferimi i Shomurodov te Roma, pritet t’i hapë rrugën, ish-sulmuesit të Partizanit, Kaleb Ekuban, që në orët në vijim pritet të zyrtarizohet te skuadra e Xhenoas, duke u rikthyer kështu në Serinë A, pas shumë sezonesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat