Teuta i thotë lamtumirë përkohësisht stadiumit “Niko Dovana”

Futboll

Teuta i thotë lamtumirë përkohësisht stadiumit “Niko Dovana”

Më: 3 gusht 2021 Në ora: 11:18
Teuta i thotë lamtumirë përkohësisht stadiumit “Niko Dovana”

Teuta i thotë lamtumirë përkohësisht stadiumit “Niko Dovana”. “Panorama Sport” mëson se UEFA ka sinjalizuar klubin durrsak se nuk mund të luajë ndeshjen e turit të tretë ndaj Shamrok Rovers në fushën e vet, pasi kërkohet plotësimi i të tjera kritereve në këtë raund.

Në bazë të kërkesave që ka UEFA për kompeticionin e Ligës së Konferencës, stadiumi “Niko Dovana” plotësonte kriteret vetëm për dy turet e para. Klubi kampion i Shqipërisë ishte i detyruar të gjente një tjetër stadium me standarde më të larta për të pritur Shamrok Rovers në ndeshjen e kthimit, e parashikuar të zhvillohet më 12 gusht, ora 20:00.

Kësisoj, është konfirmuar edhe zyrtarisht se Teuta-Shamrok do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena”.

Ky impiant i plotëson të gjitha kriteret e UEFA-s, madje edhe për fazën në grupe të Ligës së Europës. Teuta bëhet ekipi i tretë shqiptar që do të luajë këtë edicion në Elbasan, pasi më parë si pritës në Europë ishin Partizani dhe Laçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat