Fjalët e Bale frymëzojnë Barcelonën

Futboll

Fjalët e Bale frymëzojnë Barcelonën

Më: 3 gusht 2021 Në ora: 11:21
Fjalët e Bale frymëzojnë Barcelonën

“Uells, golf, Madrid! Në këtë rend”. Baneri i shpalosur nga Bale me Kombëtaren e tij para disa vitesh bëri bujë të madhe në media.

Sulmuesi akuzohej shpesh për pasionin në lidhje me golfin, të cilin e vinte edhe përpara klubit madrilen. Kjo shtyu uellsianin të ironizonte në sytë e të gjithvegjigantët e Real Madridit.

Por gjesti i tij ka frymëzuar rivalin e përjetshëm, Barcelonën. Këta të fundit kanë kaluar një pjesë të kohës së tyre duke luajtur golf, ndërsa i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi në faqen zyrtare në rrjete sociale. Klubi katalanas ka publikuar momente nga lojtarët që ishin duke luajtur golf dhe ka nisur të “tallet” me “los blancoc”.

“Barcelona, qendër stërvitore, golf. Në këtë rend”, shkruan klubi blaugrana në faqen e vetë zyrtare.

Një mesazh i pastër ky në drejtim të Realit, teksa i kujton faktin se ndryshe nga Bale, lojtarët katalanas kanë prioritet klubin dhe stërvitjen, e më pas golfin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat