Challandes mund të largohet nga Kosova, kjo është arsyeja

Futboll

Challandes mund të largohet nga Kosova, kjo është arsyeja

Më: 3 gusht 2021 Në ora: 11:28
Challandes mund të largohet nga Kosova, kjo është arsyeja

Pas largimit të Petkoviç, Zvicra ka mbetur pa trajner, teksa është hedhur në sulm për të gjetur timonierin e ri, që do të drejtojë kombëtaren helvete. Ndërkohë ditët e fundit ka dalë në skenë edhe emri i Bernard Shaland, trajneri aktual i Kosovës.

Sipas mediat zvicerane “Nau.ch”, 70-vjeçari është në mesin e kandidatëve potencial për të marrë drejtimin e Zvicrës.

Pritet që në ditët në vijim, palët të nisin bisedat e para personale, teksa vendimi do të merret nga bordi qendror i Federatës Zviceriane të Futbollit. Vlen të theksohet fakti se në mesin e kandidatëve, është edhe një emër i madh si Arsen Wenger.

Nën drejtimin e Petkoviç kombëtarja helvete arriti të zhvillonte paraqitje dinjitoze në Kampionatin Europian duke eliminuar Francën, teksa u eliminua nga Spanja me penallti në çerekfinale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat